Zum Inhalt springen
IMG 3116

Numër i lartë tifozësh në Vushtrri për miqësoren ndaj Drenicës

Von
1 Min. Lesezeit

Një numër i konsiderueshëm tifozësh u mblodhën në stadiumin “Ferki Aliu” për të ndjekur ndeshjen miqësore mes Vushtrrisë dhe Drenicës, duke dëshmuar interesimin e madh për skuadrën në prag të sezonit të ri.

Atmosfera pozitive dhe prania e tifozëve krijuan një sfond të veçantë për këtë përballje verore, përcjellë “Kërlaçki”.

Në fushë, ishte skuadra e Superligës, Drenica, ajo që doli fituese me rezultat 3:2 ndaj Vushtrrisë, që garon në Ligën e Parë.

Të dy ekipet shfrytëzuan ndeshjen për të testuar formën e futbollistëve dhe për të ndërtuar automatizmat para fillimit të edicionit të ri.

IMG 3117
Foto nga ndeshja Vushtrria-Drenica

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme u zhvilluan edhe disa miqësore të tjera:

  • Prishtina e Re – FC Hebar Pazardzhik 1-0
  • Tirana – Liria 2-3
  • Vushtrria – Drenica 2-3
  • Rilindja 1974 – Vëllaznimi 0-0
  • Istogu – 2 Korriku 4-2
  • Vihren Sandanski – Dukagjini 3-1
  • Trepça ‘89 – Ramiz Sadiku 1:0
Miqësore: Tirana - Liria
Miqësore: Tirana – Liria
Teilen: Facebook X