Zum Inhalt springen
Rrezart Hasani

Rrezart Hasani – Gjyqtari i ri kosovar që përfundoi me sukses programin e UEFA-s CORE 60

Von
1 Min. Lesezeit

Rrezart Hasani, gjyqtari 25-vjeçar i Ligës së Parë, ka kaluar me sukses të gjitha testet dhe programin gjashtëmujor të UEFA-s për gjyqtarë të rinj – CORE 60. Pas këtij rrugëtimi intensiv, ai tashmë është në pritje të stemës së UEFA-s, duke u renditur ndër gjyqtarët më premtues të futbollit të Kosovës.

Programi i CORE 60, i cili përfshin gjyqtarë të rinj nga e gjithë Evropa, zgjati 6 muaj dhe përmbante teste fizike, teste teorike dhe monitorim të vazhdueshëm të paraqitjeve në fushë. Hasani tashmë ka debutuar edhe në Superligën e Kosovës, dhe performanca e tij atje do të jetë vendimtare për hapat e radhës në karrierë.

Në një reagim personal, Hasani u shpreh:

“Sot pas shumë trajnimeve dhe testimeve, përfundova me sukses programin e organizuar nga UEFA (CORE 60) i cili ka zgjatur 6 muaj. Ky rrugëtim ka qenë një eksperiencë shumë e vlefshme për mua, me sfida të shumta, përkushtim të madh dhe mësime të rëndësishme. Jam mirënjohës për mundësinë që pata të punoj me trajnerë dhe instruktorë profesionistë, si dhe për mbështetjen që mora gjatë gjithë kohës. Ky është vetëm fillimi i një rruge edhe më të madhe drejt arritjeve të tjera në karrierën time si gjyqtar.”

Ky është një hap i madh jo vetëm për Hasanin personalisht, por edhe për futbollin kosovar, i cili po fiton përfaqësues të rinj e të kualifikuar në arenën evropiane.

Rrezart Hasani
Rrezart Hasani
Teilen: Facebook X