
Mali i Zi ka emëruar ish-sulmuesin Mirko Vuçiniç si trajnerin e ri të përfaqësueses, duke larguar Robert Prosineçkin.
Vuçiniç, i cili kaloi pjesën më të madhe të karrierës në Serinë A me Leçen, Romën dhe Juventusin, u zgjodh nga presidenti Dejan Saviçeviç, me të cilin kishte bashkëpunuar më parë në staf.
“Është një nder i madh dhe kënaqësi të marr këtë rol. Kam qenë pjesë e stafit teknik për katër vite dhe kur presidenti më ftoi, nuk hezitova. Premtoj se do të bëj maksimumin për të përmirësuar rezultatet dhe do t’u kërkoj lojtarëve të luftojnë për fanellën tonë në çdo moment,” tha Vuçiniç.
Ai shtoi se eksperienca e tij në Itali e ka mësuar rëndësinë e taktikes:
“Do të mundohem t’ua transmetoj lojtarëve mënyrën se si duhet të veprojnë në çdo moment të ndeshjes.”