Kalo te përmbajtja
Montag, 27 Juli 2026
FC Drita

Presidenti i Dritës, Flamur Bunjaku: Pas 9 vitesh, ëndrra u bë realitet! Drita në fazën e Ligës së Konferencës

Presidenti i Dritës, Flamur Bunjaku, ka reaguar pas suksesit historik të klubit, që u kualifikua për herë të parë në fazën e Ligës në një gare europiane.

“Pritjes i erdhi fundi… Pas 9 viteve në krye të Dritës, jemi në fazën e ligës së Ligës së Konferencës. Jam shumë i lumtur, së bashku me Valon Murselin, që Drita jonë do të luajë në fazën finale të një gare evropiane,” shkroi Bunjaku.

Ai theksoi sakrificat ndër vite dhe falënderoi të gjithë kontribuuesit: “Shumë sakrifica ndër gjenerata, shumë gëzime e hidhërime, por më në fund ia dolëm. Faleminderit futbollistëve, stafit dhe tifozëve për përkushtimin. Ky është vetëm fillimi!”