Barcelona vazhdon shkëlqimin, Getafe është viktima e radhës e katalunasve!

Barcelona ka shënuar një fitore të pastër 3:0 ndaj Getafes, duke vazhduar formën pozitive në La Liga.
Skuadra e Flick e nisi fuqishëm takimin dhe arriti të zhbllokojë rezultatin me Ferran Torres, i cili u tregua i saktë përballë portierit kundërshtar.
Sulmuesi spanjoll ishte në një ditë të shkëlqyer, pasi shënoi edhe golin e dytë personal dhe të Barcelonës, duke i dhënë epërsi të qetë katalanasve.
Në pjesën e dytë, Dani Olmo vulosi fitoren me një realizim të bukur, duke mos lënë asnjë hapësirë për reagim nga Getafe.
Ndeshja u karakterizua nga dominimi i plotë i Barcelonës, e cila kontrolloi lojën dhe krijoi disa raste të tjera shënimi. Torres dhe Olmo ishin protagonistët kryesorë, ndërsa mbrojtja katalanase u tregua solide duke mos lejuar asnjë rrezik serioz.
Pas katër javëve të para, Barcelona ka grumbulluar 13 pikë, dy më pak se rivali i madh Real Madrid.
