U bë Prishtina e Re për shkak të humbjes me Dritën me shkarku trajnerin!

elon berisha
Elon Berisha

Është përfolur që trajneri Elon Berisha s’e kishte gjatë, dhe ashtu ndodhi! Berisha ka konfirmuar lajmin për Kërlaçkin.

Kryetrajneri, Elon Berisha, është shkarkuar nga pozita e kryetrajnerit të Prishtina e Re pas humbjes në Gjilan. Imagjinojeni, një ekip debutues pëson humbje si mysafir në shtëpi të kampionëve aktual… dhe shkarkojnë trajnerin!

Berisha, përveç që i ka prirë skuadrës në inkuadrimin në Superligë, në pesë ndeshjet e Superligës ka arritur 2 fitore dhe 3 humbje.

Sidoqoftë, tani pritet që të emërohet drejtori sportiv, Shpëtim Babaj, në atë pozitë.

shpëtim babaj
shpëtim babaj