Zum Inhalt springen
img 5019

Mevlan Zeka dhe Malisheva në procedurë disiplinore

Von
1 Min. Lesezeit

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka hapur procedurë disiplinore ndaj klubit të Malishevës, futbollistit Mevlan Zeka dhe zyrtarëve Pajtim Morina e Kastriot Kafexholli.

Klubi është proceduar për dështimin në organizimin e ndeshjes kundër Prishtinës të zhvilluar fundjavën e kaluar.

Në raportin e KG-së për sulmuesin Zeka thuhet se në minutën e 62-të ai goditi me kokë një futbollist kundërshtar.

Për Kafexhollin theksohet se ka qenë e nevojshme ndërhyrja e policisë për të ndalur ofendimet dhe kërcënimet e tij ndaj gjyqtarëve, ndërsa Morina gjithashtu ka fyer arbitrat pas përfundimit të takimit.

Po ashtu, Komisioni i Garave ka hapur edhe disa procedura të tjera disiplinore.

Teilen: Facebook X