
Chelsea pësoi një humbje të dhimbshme në “Stamford Bridge”, ku Brighton fitoi me shifrat 1:3.
Blutë kaluan në epërsi që herët me golin e Enzo Fernandez, duke krijuar idenë e një fitoreje para tifozëve të tyre.
Gjithçka mori tjetër rrjedhë në minutën e 53-të kur Chalobah u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë londinezët me një lojtar më pak.
Brighton e shfrytëzoi avantazhin numerik dhe shtoi presionin në mbrojtjen vendase.
Danny Welbeck barazoi rezultatin në minutën e 77-të, duke i dhënë shpresa miqve për një rezultat pozitiv. Chelsea provoi të rezistojë deri në fund, por u dorëzua në minutat vendimtare.
Heroi i Brightonit ishte De Cuyper, i cili shënoi golin e fitores. Për 1:3 realizoi edhe një herë Welbeck.
Kjo humbje i kushton rëndë Chelsea-t në renditje, ndërsa Brighton tregon forcën dhe vazhdon të surprizojë në Premierligë. /Kërlaçki.com/