Liga e Parë - Java 10

Liga e Parë - Java 10

Java e 10-të e Raiffeisen Ligës së Parë pritet të sjellë përballje vendimtare në luftën për kreun dhe mbijetesën. Të gjitha ndeshjet zhvillohet të shtunën, ndërsa të dielën vetëm një takim, derbi i javës.

Java 10 - Liga e Parë
Java 10 – Liga e Parë

Të shtunën, nesër më 4 tetor, nga ora 15:00, vëmendja do të përqendrohet te Feronikeli 74 dhe Vëllaznimi, që ndajnë vendin e parë me nga 20 pikë, presin kundërshtarë më të dobët në letër – KEK-un dhe Suharekën – por që mund të rezultojnë pengesa të papritura. Ndërkohë, Tefik Çanga, vetëm një pikë larg kreut, përballet në udhëtim me Istogun, që ka nevojë për pikë për të dalë nga zona e rrezikut.

Kurse duel i babarabartë dhe njëkohësisht derbi i së shtunës konsiderohet, Ramiz Sadiku – Dinamo e cila zhvillohet në Prishtinë.

Në fundin e tabelës, 2 Korriku, Vjosa, Besa dhe KEK-u janë në kërkim të fitores së dytë sezonale për të mbajtur gjallë shpresat e mbijetesës. Kjo javë pritet të jetë përcaktuese për ecurinë e kampionatit, si në luftën për titullin ashtu edhe në betejën për mbijetesë.

Ndërsa te dielën më 5 tetor përballja televizive mes Trepçës ’89 dhe Vushtrrisë, dy skuadra që ndodhen në pjesën e sipërme të tabelës dhe që synojnë të ruajnë ritmin me rivalët për ngjitje.

Liga e Parë -Tabela: Java 9
Liga e Parë -Tabela: Java 9