Granit Dervisholli

Granit Dervisholli

Feronikeli ka marrë një fitore të pastër 3-0 ndaj KEK-ut, duke u ngjitur në vendin e parë dhe duke zbritur Vëllaznimin nga froni, që mbetet dy pikë pas.

 

Pas ndeshjes, trajneri Granit Dervisholli për Kërlaçkin u shpreh i kënaqur me skuadrën:

 

“Dalja në vend të parë është e merituar duke parë punën e lojtarëve nga dita në ditë dhe nga java në javë. Serioziteti brenda klubit është maksimal dhe secili anëtar po jep kontributin e tij”.

 

Megjithatë, tekniku apeloi për qetësi dhe përqendrim:

 

” Java e ardhshme në Vushtrri është një tjetër sfidë që duhet ta marrim me seriozitet. Do të hyjmë në fushë për të marrë maksimumin, por mbi të gjitha duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të përmirësohemi javë pas jave”

 

Në javën e 11-të, Feronikeli do të përballet me Vushtrrinë në një udhëtim të vështirë, ndërkohë që kjo e fundit nesër luan derbin në “Riza Lushta” ndaj Trepçës ’89.