Ramiz Sadiku mposht Tefik Çangën me meritë në Ferizaj

Tefik Çanga - Ramiz Sadiku 0-1
Tefik Çanga - Ramiz Sadiku 0-1

Ramiz Sadiku ka dalë fitues në përballjen ndaj Tefik Çangës, ndeshje që hapi javën e 13-të të Ligës së Parë dhe u zhvillua të shtunën në Ferizaj.

Fitorja u vulos nga goli i Arjol Bllacës në minutën e 80-të, duke i dhënë tri pikë të rëndësishme skuadrës mysafire.

Pas kësaj fitoreje, Ramiz Sadiku ngjitet në kuotën e 21 pikëve, ndërsa Tefik Çanga mbetet në krye të renditjes me 23 pikë, të paktën përkohësisht.

Java e 13-të vazhdon nesër me shtatë ndeshje të tjera, ku vëmendja kryesore do të jetë në Prizren, aty ku do të zhvillohet derbi i madh ndërmjet Lirisë dhe Vëllaznimit.

Takimi mes Feronikelit dhe 2 Korrikut është shtyrë për një datë tjetër.