LIVE: Mbyllet Java e 13-të në Ligën e Parë: Paqe në derbin e Prizrenit, Vushtrria shkëputet në krye

Liria - Vëllaznimi

Janë mbyllur takimet e javës së 13-të në Raiffeisen Ligën e Parë, me disa rezultate interesante që kanë ndikuar në renditjen e kampionatit.

Derbi i shumëpritur në Prizren ndërmjet Lirisë dhe Vëllaznimit përfundoi pa gola, ndërsa Liria qëlloi shtyllën dhe skuadrat ndanë nga një pikë.

Fitore të madhe ka shënuar Vushtrria, e cila mposhti Istogun dhe tashmë shkëputet në krye të tabelës, duke forcuar pozitat për objektivat e sezonit.

Trepça arriti një fitore me përmbysje, duke treguar karakter dhe rikthim të fuqishëm, ndërsa Trepça ’89 u ndal me barazim në udhëtim ndaj Suharekës, në një përballje të luftuar deri në fund.