AlbiMall Superliga në mesjavë, derbi në Podujevë

Nesër zhvillohen dy takime, ndërsa të mërkuren tre takime. Është kjo java e 11-të e AlbiMall Superligës, ndërsa të gjitha ndeshjet nisin nga ora 13:00.

Të martën luhet ndeshja e skuadrave fqinje, MalishevaBallkani dhe Gjilani pret Dukagjinin.

Të mërkurën, pa dyshim ndeshja më interesante në Podujevë, ndërmjet Llapit dhe Prishtinës. Drenica e pret Dritën, ndërsa Ferizaj dhe Prishtina e Re do të provojnë të ndalin krizën.

Më vonë, më gjerësisht nga përballjet…