Kalo te përmbajtja
Wednesday, 24 June 2026
Futboll Internacional

Roma ndalet nga Milani në garën për titull

Milan hodhi një sinjal të qartë për ambiciet e saj në Serie A, duke mposhtur minimalisht 1-0 Roma në një përballje të fortë që i dha fund serisë prej gjashtë fitoresh radhazi të verdhekuqve në transfertë.

 

 

 

 

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, ku Roma u shfaq më e rrezikshme në fazën sulmuese. Bryan Cristante dhe Evan Ndicka ishin pranë golit në fillim të pjesës së parë, ndërsa Dybala humbi një tjetër rast të mirë. Por rastet e shpërdoruara u kushtuan shtrenjtë miqve, pasi në një kundërsulm të shpejtë, Rafael Leão shërbeu saktë për Strahinja Pavlović, i cili realizoi golin e vetëm të sfidës.

Milani mund të kishte dyfishuar me Youssouf Fofana, por francezi goditi jashtë nga një pozicion ideal para pushimit. Pjesa e dytë nisi me presion të vazhdueshëm nga kuqezinjtë, por portieri Mile Svilar bëri disa ndërhyrje vendimtare, përfshirë një pritje spektakolare ndaj Leão-s dhe një goditje që përfundoi në shtyllë pas devijimit nga Nkunku.

 

Roma pati një shans të artë për të barazuar kur Fofana preku topin me dorë në zonë dhe arbitri akordoi penallti. Megjithatë, Mike Maignan priti goditjen e Dybala-s, duke ruajtur avantazhin minimal të Milanit.

Në fund, ishte goli i Pavloviç që bëri diferencën në një përballje të luftuar, duke çuar Milanin në vendin e tretë me një seri prej 10 ndeshjesh pa humbje (7 fitore, 3 barazime). Roma, ndërkohë, zbret në vendin e katërt dhe regjistron humbjen e parë jashtë fushe këtë sezon.

 

Standings provided by Sofascore