Florentina Kallaba do të gjykojë në Botërorin e Futsallit për Femra

Gjyqtarja nga Kosova, Florentina Kallaba, është përzgjedhur të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Futsallit për Femra, që zhvillohet këtë muaj në Manila, Filipine.
Pas mbërritjes në vendin organizator, Kallaba ka përfunduar me sukses testet e kërkuara fizike dhe teorike, duke përmbushur kriteret për të gjykuar në këtë turne ndërkombëtar.
Ky angazhim përfaqëson një hap të rëndësishëm për gjykim nga Kosova në arenën ndërkombëtare, pasi është hera e parë që një gjyqtare nga vendi merr pjesë në këtë nivel të garës në futsall për femra.
Pjesëmarrja e saj në këtë kampionat vjen si rezultat i një procesi përzgjedhës që vlerëson përgatitjen, përvojën dhe standardin profesional të gjyqtarëve.



