Orges Shehi

Orges Shehi nuk është më trajner i skuadrës së Ballkanit. Burime të afërta me teknikun e njohur shqiptar kanë konfirmuar përfundimin e bashkëpunimit me klubin nga Suhareka, duke i dhënë fund qëndrimit të tij në krye të ekipit tre-herë kampion të Kosovës.

Edhe pse fillimisht ishte paralajmëruar që Shehi do të qëndronte deri në përfundim të stinorit vjeshtor, palët kanë vendosur të ndajnë rrugët para kohe. Detajet mbi prishjen e marrëveshjes ende nuk janë bërë publike.

Ndërkohë, media në Shqipëri e lidhin Shehin me një rikthim të mundshëm te Partizani i Tiranës, klub ku ka drejtuar më parë dhe me të cilin ka pasur një periudhë të suksesshme.

As Ballkani dhe as vetë Shehi nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare lidhur me këtë ndarje.