
Davor Shuker, ish-futbollisti më i mirë kroat dhe më vonë president i Federatës Kroate të Futbollit, ishte i ftuar në emisionin e rrjetit amerikan CBS Sports. Gjatë intervistës, CBS publikoi disa nga përgjigjet e tij, përfshirë edhe atë se kush ishte idhulli i tij në futboll dhe cilët ishin lojtarët më të mirë me të cilët ka ndarë dhomën e zhveshjes.
https://x.com/CBSSportsGolazo/status/1948383462852850015
“Mbaj mend, në atë kohë në Jugosllavi, ishte Karl-Heinz Rummenigge. Ai ishte numri një – një lojtar i fuqishëm, me driblime, kontroll topi dhe gola. Ai ishte idhulli im. Në atë periudhë nuk kishim shumë mundësi për të ndjekur ndeshje, vetëm dy kompeticione”, ka thënë Davor Shuker, përcjellë Kërlaçki.

Shuker për bashkëlojtarët më të mirë: Maradona, Raul…
“Më vonë, natyrisht, luajta për Real Madridin dhe në Sevillë me Diegon Armando Maradonën. Imagjino – e shikon në televizor, ëndërron të luash futboll, dhe pastaj, në Sevillë në vitet 1993 dhe 1994, e sheh Maradonën në dhomën tënde të zhveshjes. E pabesueshme. Një çmenduri. Dhe sigurisht, e shikoja 24 orë – si stërvitej, si këndonte, si e kontrollonte topin. Argjentinasit kanë diçka të veçantë” – tha Shuker, duke përmendur edhe disa lojtarë të tjerë:
“Kam pasur shumë bashkëlojtarë të shkëlqyer: Mijatoviç, Raul, Thierry Henry. Nuk mund të veçoj vetëm një. Jam shumë i lumtur që kam luajtur me ta. Roberto Carlos në Madrid, Boban në kombëtaren kroate, Prosineçki… Nuk mund të veçoj vetëm një. Dennis Bergkamp – cilësi, përvojë”.
Prezantuesi përmbylli bisedën me fjalët: “Një listë e jashtëzakonshme”.
Përveç Real Madridit, Sevillës dhe kombëtares kroate – që i përmendi dhe ku luajti me shumicën e bashkëlojtarëve më të mirë – Shuker ka luajtur gjithashtu për Osijekun (edhe kundër Prishtinës viteve 80-ta), Dinamon, Arsenalin, West Hamin dhe Munchen 1860 . Me Henry dhe Bergkamp ishte bashkëlojtar në Arsenal. Ndërsa ka qenë edhe bashklojtar te Dinamo Zagreb me yllin e dikurshën dhe ish-trajnerin e Prishtinës, Kujtim Shala.