Miqësoret e ditës: Rezultate të papritura dhe interesim i kënaqshëm nga publiku!

Armend Thaci
Armend Thaci

Klubet nga Superliga dhe Liga e Parë e futbollit kosovar kanë vazhduar përgatitjet me ndeshje miqësore, duke testuar formën e lojtarëve dhe duke konsoliduar skuadrat për sezonin e ardhshëm.

Gjilani 0-1 Arkadag
Gjilani është mposhtur minimalisht nga FK Arkadag në Bansko, 1:0.

Me të njëjtit kundërshtar, Ferizaj barazoi dje 1:1.

Vëllaznimi 2-0 Besa
Në Gjakovë, Vëllaznimi shënoi fitore ndaj Besës me rezultat 2-0.

Golat u shënuan nga Bleon Sekiraqa dhe Drin Ymeri.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin ndihmës të palestrës “Shani Nushi”, përpara një numri të madh tifozësh vendas që krijuan atmosferë pozitive për një miqësore verore.

Vapa përvëluese nuk i ndal tifozët në Gjakovë – numër i madh për miqësoren e Vëllaznimit ndaj Besës!

Liria 2-1 KEK-u
Liria vazhdoi me formë pozitive duke mposhtur KEK-un me rezultat 2-1 në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.

Për prizrenasit shënuan Kambato dhe Susuri.

Dinamo e Ferizajt 2-1 Vushtrria
Dinamo e Ferizajt shfaqi formë solide në miqësoren ndaj Vushtrrisë, duke triumfuar me rezultat 2-1.

Me një paraqitje të disiplinuar dhe efikase, skuadra ferizajase vazhdon të japë sinjale pozitive në përgatitjet para-sezonale.

Istogu 1-0 Ramiz Sadiku
Në një tjetër përballje të Ligës së Parë, FC Istogu shënoi fitore minimale ndaj KF Ramiz Sadikut.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Qendrim Jahaj.

KEK u 12 Liria
KEK u 12 Liria