Prishtina drejt 2 milionë eurove nga garat evropiane dhe shitjet e kësaj vere

FC Prishtina

FC Prishtina po përjeton një verë të suksesshme, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë financiar.

Klubi nga kryeqyteti tashmë ka siguruar 700 mijë euro nga pjesëmarrja në garat evropiane. Për raundin e parë në Ligën e Evropës dhe raundin e dytë në Ligën e Konferencës, Prishtina ka përfituar dy herë nga 175 mijë euro, ndërsa 350 mijë euro të tjera janë shtuar nga eliminimi nga Liga e Evropës.

Shpresat për të shtuar të ardhurat janë ende të gjalla, pasi pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë ndaj Larne, Prishtina synon kalimin në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, ku do të përballet me fituesin e çiftit Santa Clara – Varaždin, shkruan Kërlaçki.

FC Prishtina

Një kualifikim i tillë do ta çonte totalin e fitimeve të klubit mbi 1 milion euro, duke shënuar një moment të artë për klubin në arenën ndërkombëtare.

Përveç garave evropiane, Prishtina ka përfituar edhe 600 mijë euro të tjera nga shitja e dy lojtarëve: Rron Raçi është transferuar te Hajduk Split, ndërsa Dion Gllapeni është shitur te Widzew Łódź në Poloni.  Të dy këta largime janë bërë me vlera të konsiderueshme për standardet e Superligës së Kosovës.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, kjo verë mund t’i sjellë Prishtinës afërsisht 2 milionë euro të ardhura – një shumë rekord që do të fuqizojë edhe më shumë projektin sportiv të klubit nga “Fadil Vokrri”.

Larne   Prishtina
Larne Prishtina Belfast Telegraph

Mbështetja e tifozëve në sfidën vendimtare ndaj Larne pritet të jetë vendimtare, teksa Prishtina është një hap larg nga kapitulli i ri evropian.