Kalo te përmbajtja
Mittwoch, 5 August 2026
Futboll Vendi

Pse trajnsferimi i Xhakës te Sunderland mund të shëndrrohet në kryevepër sipas “Blick”

Transferimi i Granit Xhakës te Sunderlandi është cilësuar si një lëvizje që mund të shndërrohet në kryeveprën e tij të fundit në futbollin elitar.

Redaktori i sportit në gazetën zvicerane Blick, Tobias Wedermann, ka komentuar me entuziazëm këtë kapitull të ri në karrierën e mesfushorit shqiptar. Ai vlerëson faktin që Xhaka nuk ka zgjedhur destinacione me para të shumta si Arabia Saudite apo Turqia, por është kthyer në Premier League — ligën më të fortë në botë — për të dëshmuar sërish vlerën e tij.

„Jo Arabi, jo Turqi – Xhaka ka zgjedhur një aventurë të madhe në skenën më të madhe. Në vend se të largohej nga qendra e vëmendjes për një kontratë të madhe, ai është kthyer në ishull. Në një vend ku shpesh nuk është vlerësuar siç duhet gjatë kohës në Arsenal, tani kthehet për t’i treguar të gjithëve se kush është“, shkruan Wedermann.

Gw PUD8XEAARdcb
Xhaka

Sipas tij, kalimi i Xhakës nga Bayer Leverkuseni te Sunderlandi nuk është thjesht një transferim, por një sfidë heroike: ndihma për një skuadër që sapo është rikthyer në elitë, në betejën për mbijetesë.

„Me përvojën, lidershipin dhe mentalitetin e tij, Xhaka pritet të udhëheqë këtë mision ‘herkulian’. Nëse e arrin, atëherë Sunderlandi do të jetë kryevepra e radhës në karrierën e tij“, përfundon shkrimi i Blick.