Kalo te përmbajtja
Donnerstag, 6 August 2026
Diaspora

Jashari mbërrin në Milano për vizitat mjekësore, së shpejti pritet të nënshkruajë kontratën 5-vjeçare

Milani më në fund ka mirëpritur Ardon Jasharin. Mesfushori me origjinë shqiptare aktualisht po i nënshtrohet testeve mjekësore.

Më pas ai pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me vlerë 2.5 milionë euro neto në sezon, e vlefshme deri më 30 qershor 2030.

Ky transferim shënon përmbylljen e një negociate të gjatë me Club Brugge, e cila u mbyll me marrëveshjen për 34 milionë euro plus 3 milionë euro bonuse – pra një total prej afro 40 milionë eurosh.

 

Tani që është arritur dakordësia mes klubit belg dhe Jasharit, “telenovela” ka përfunduar me një epilog të lumtur për të gjitha palët.