Kosova sfidon Kroacinë në kualifikimet për EuroVolley 2026

Kosova volejboll
Kosova volejboll

Kombëtarja e Kosovës femrat në volejboll do të zbresin sot në parket për ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për CEV EuroVolley 2026. Përballja zhvillohet në Osijek të Kroacisë, me fillim nga ora 19:00.

Federata e Volejbollit ka bërë thirrje për mbështetje maksimale, duke ftuar bashkëatdhetarët në mërgatë – veçanërisht ata që ndodhen në Osijek apo zonat përreth – të jenë pranë ekipit kombëtar në këtë sfidë të rëndësishme – është kjo thirrja e FVK-së, por në fakt ekipi i prirë nga trajneri Lorik Ilazi në tre ndeshjet e para kualifikuese ka radhitur tre humbje, duke u rënditur e fundit, e treta në klasifikim pa fituar as edhe një set.

Kosova ka pësuar ndaj Kroacisë 0-3 (16-25, 18-25, 9-25) si dhe ndaj Rumanisë 0-3 (12-25, 20-25, 16-25) si vendase dhe ndaj Rumanisë si mysafirë, 3-0 (25-13, 25-16, 25-14).

Kosova volejboll
Kosova volejboll