Fatos Troplini president i ri i KF Teuta

Fatos Troplini
Fatos Troplini

KF Teuta prezanton presidentin dhe stafin e ri administrativ

Postin e Presidentit do ta zë Fatos Troplini. Troplini synon të rikthejë lavdinë e dikurshme të klubit dhe ta udhëheqë drejt një faze të re suksesi, ka njoftuar klubi durrsak dhe përcjellin mediet shqiptare.

Në aspektin sportiv, Enkeleid Dobi është emëruar si strategu i ri i ekipit, duke marrë përgjegjësinë për ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe me identitet.

Po ashtu, një figurë e njohur për të gjithë tifozët durrsakë, Renato Arapi, rikthehet në klub, kësaj here në rolin e Drejtorit Sportiv. Ish-kapiteni dhe lojtari emblemë i Teutës do të kontribuojë me profesionalizëm dhe njohuri të thella për strukturimin dhe zhvillimin e sektorit sportiv.