
Përfaqësuesja e Serbisë rrezikon dënim të rëndë nga FIFA pas ndeshjes ndaj Anglisë në Beograd, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2026. Përveç humbjes 0:5, shqetësuese janë incidentet në tribuna.
Tifozët serbë shpalosën një banderolë me mesazhin “Kosova është zemra e Serbisë” dhe kënduan kore nacionaliste.
Autoritetet në Kosovë kanë kërkuar masa nga FIFA dhe UEFA.
Ndeshja u ndërpre për pak minuta për shkak të një lazeri të drejtuar ndaj lojtarit anglez Ezri Konsa, ndërsa pati edhe përdorim fishkëllimash artificiale dhe tymuesesh.
Policia ndërhyri pas përplasjeve mes tifozëve dhe këngëve kundër qeverisë serbe.
Mediat britanike raportojnë se Serbia mund të dënohet me gjobë të madhe dhe zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë.
Kjo përfshin edhe sfidën ndaj Shqipërisë më 11 tetor në “Rajko Mitiq”. FIFA ende nuk ka reaguar zyrtarisht.