Kalo te përmbajtja
Mittwoch, 5 August 2026
Kombëtaret

Shqipëria vuan por fiton ndaj Letonisë!

Kombëtarja e Shqipërisë arriti një fitore të vështirë ndaj Letonisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në kuadër të Grupit K për kualifikueset e Botërorit 2026.

Rezultati përfundimtar ishte 1:0 për kuqezinjtë, me golin e vetëm të shënuar nga Kristian Asllani nga penalltia.

Në fund të ndeshjes, mysafirët patën disa mundësi për të barazuar rezultatin, por nuk arritën të konkretizojnë asnjë nga ato.

Me këtë fitore, Shqipëria pozicionohet e dyta në Grupin K me 8 pikë.

Kombëtarja kuqezi ka shtatë më pak se Anglia kryesuese me 15 pikë, ndërsa Serbia është e treta me 7 pikë.

“Çmendet” Haaland, shënon 5 gola në fitoren 11:1 të Norvegjisë ndaj Moldavisë