Ku pritet të luhet ndeshja Sllovaki – Kosovë? Dy stadiumet më të mundshme për “play-off”-in e 26 marsit

sllo

Pavarësisht se Federata e Futbollit e Sllovakisë ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht stadiumin për përballjen e shumëpritur ndaj Kosovës më 26 mars, burimet dhe praktika e deritanishme tregojnë qartë dy opsionet më serioze ku mund të zhvillohet kjo ndeshje vendimtare.

Arena më e mundshme është Tehelné pole në Bratislavë, stadiumi nacional i Sllovakisë, i cili konsiderohet selia kryesore e ndeshjeve të kombëtares. Me kapacitet prej rreth 22,500 ulësesh dhe infrastrukturë moderne, ky impiant ka pritur shumicën e ndeshjeve të rëndësishme të përfaqësueses sllovake në vitet e fundit.

sllovan

Alternativa kryesore mbetet Štadión Antona Malatinského në Trnava, një tjetër stadium modern që përdoret rregullisht nga kombëtarja për ndeshje ndërkombëtare. Me një kapacitet afro 19,000 vende, Trnava shihet si opsioni i dytë më i besueshëm në rast se vendimi nuk bie për Bratislavën.

Të dyja këto stadiume plotësojnë standardet e UEFA-s për zhvillimin e ndeshjeve të këtij niveli, ndaj pritet që njëri prej tyre të zyrtarizohet shumë shpejt si mikpritës i sfidës Kosovë – Sllovaki, një duel që pritet me interes të madh në të dyja vendet.

the city arena in trnava