llapi

Starti i sezonit 2025/26 ishte ndër më të dobëtit për Llapin nën drejtimin e Tahir Batatindit. Ekipi kishte grumbulluar vetëm 3 pikë nga 6 ndeshje të para, pa asnjë fitore, duke u renditur në vendin e fundit të tabelës.

Për një skuadër që hyri në kampionat me pretendime për titull, ky fillim ishte alarmues dhe krijoi presion të madh tek stafi, lojtarët dhe drejtuesit e klubit.

Megjithatë, Llapi ka reaguar fuqishëm në dy xhirot e fundit, duke marrë dy fitore bindëse dhe duke u larguar nga fundi i tabelës.

Fillimisht ishte fitorja ndaj Gjilanit (4-1), ku sulmi i skuadrës shpërtheu në mënyrë të dukshme. Sulmuesi Alex Gnapi shënoi dy gola, ndërsa Lulzim Peci dhe Arbnor Ramadani shtuan nga një gol secili, duke i dhënë ekipit një triumf të thellë.

558779564 1247896940688120 4142947470745979963 n

Vetëm të shtunën, Llapi regjistroi një tjetër fitore të rëndësishme, këtë herë në transfertë, duke mposhtur rivalin direkt Malisheva me rezultat 2-1.

Gnapi përsëri ishte protagonist me një gol, ndërsa golin tjetër e shënoi i rikthyer nga Danimarka, Muhamed Hyseni. Këto rezultate tregojnë se skuadra po largohet nga kriza e fillimit të sezonit dhe po merr ritmin e duhur.

Me këto dy fitore, Llapi ka arritur të grumbullojë 9 pikë dhe ngjitet përkohësisht në vendin e gjashtë. Megjithatë, renditja mund të ndryshojë shpejt, pasi ekipet në fund të tabelës kanë ende nga një ndeshje të pazhvilluar që do të luhet sot dhe nesër.

560100991 1251749303636217 6937456484580696841 n

Llapi i Tahir Batatindit po tregon shenja rikuperimi dhe duket se është gati të kthehet në lojën konkurruese, duke u rikthyer gradualisht në garën për pozicione më të larta në Superligën e Kosovës.

Tabela e Superligës - Java 8
Tabela e Superligës – Java 8