Monika Salihu, vajza e legjendës së boksit kosovar Aziz Salihu, ka mohuar lajmet për vdekjen e babait të saj, duke bërë të ditur se ai është gjallë.
“Nëse Zoti do, i shtoftë edhe më shumë jetën babait tim. Lajmet për vdekjen e tij janë të pavërteta. Ju mbuloftë Zoti me turp! Çfarë tjetër të them?”, ka shkruar Monika në një reagim të publikuar.
Pak ditë më parë, Monika kishte bërë të ditur se babai i saj ishte diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit.
Ndërkohë, faqja që raportoi rrejshëm për vdekjen e Aziz Salihut ka grumbulluar mijëra komente ngushëlluese, duke shpërndarë një lajm të pavërtetë që shkaktoi konfuzion në publik.