Ahmet Haliti, debuton si trajner, ndihmës i Xhengiz Rexhepit në Vëllaznim

Ahmet Haliti
Ahmet Haliti

Ish-mbrojtësi me përvojë i skuadrave elitare si Feronikeli, Llapi dhe Prishtina, Ahmet Haliti, ka nisur hapin e parë në karrierën e trajnerit, duke u emëruar ndihmës i kryetrajnerit Xhengiz Rexhepi te Vëllaznimi i Gjakovës.

Haliti, i cili sapo ka përfunduar licencën për trajner në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës, do të jetë pjesë e stafit teknik të klubit kuqezi, në atë që përbën debutimin e tij në këtë rol.

Bashkëpunimi mes Rexhepit dhe Halitit nuk është i panjohur – dyshja kanë punuar më parë bashkë te Feronikeli, në raportin trajner-lojtar. Tani ata ribashkohen në stafin drejtues të një prej klubeve me traditë në futbollin kosovar, me synimin për të rikthyer Vëllaznimin në Superligë.

Ky hap shënon fillimin e një kapitulli të ri për Halitin, i cili pas një karriere të suksesshme si futbollist, ka zgjedhur t’i përkushtohet profesionit të trajnerit, duke sjellë në fushë përvojën dhe njohuritë e fituara ndër vite.

 

Ahmet Haliti
Ahmet Haliti