Albin Krasniqi, 24 vjeç, i lindur në Kaçanik më 03.06.2001, në Superligën e Kosovës ka zhvilluar 141 ndeshje për skuadrat e Dritës dhe Prishtinës. Me Dritën ka marrë pjesë edhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Konferencës.
Në sezonin e fundit 2024/25, me Prishtinën ka zhvilluar 29 ndeshje në kampionatin e Kosovës dhe 4 takime në Kupë, ku shënoi 6 gola dhe 4 asistime.
T’ju kujtojmë që Krasniqi nga FC Prishtina është transferuar si lojtar i lirë. Ndërsa, ndërmjetës në kalimin në kampionatin ukrainas, pa dyshim më i merituari është ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Prishtinës dhe Kombëtares Shqiptare, Debatik Curri që së bashku me menaxherin, dhe ish-drejtorin sportiv të FC Drita dhe FC Prishtina, Fisnik Kerçeli, ia dolën të siguronin kushtet optimale për futbollistin.
Albini nuk do të jetë futbollisti i vetëm shqiptar te skuadra e paralagjes së Kijevit, aty tani e disa kohë ndodhën ish-futbollisti i Llapit, Ilir Krasniqi dhe Arinaldo Rrapaj ish-futbollist i disa skuadrave shqiptare, si Flamurtari, Skënderbeu dhe Partizani.
