
Sparta Prague ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale 1-0 ndaj FK Pardubice, falë një goli fantastik të Albion Rrahmanit.
Sulmuesi i Kosovës u gjend në vendin e duhur, në momentin e duhur, dhe finalizoi saktë pas një pasimi të bukur nga Zeleny – një realizim tipik i një “snajperi” brenda zonës.
Ky ishte goli i tretë për Rrahmanin në tri ndeshjet e para të sezonit, duke e nisur me një formë të frikshme edicionin e ri në elitën çeke.
Ai po tregon pse Sparta investoi në të dhe po fiton shpejt statusin e liderit të repartit ofensiv.
Një tjetër sinjal i qartë se sulmuesi i Kosovës është gati për një sezon të madh.
🇽🇰🇨🇿 Albion Rrahmani gives @ACSparta_CZ the lead!
Third goal in three consecutive games, our boys on fire! ⭐️
— Kosovar Talents (@Kosovartalents) August 3, 2025