Zum Inhalt springen
Ron Raçi

ZYRTARE: Ron Raçi prezantohet te Hajduku i Splitit!

Von
1 Min. Lesezeit

Prishtina dhe Hajduku i Splitit kanë arritur marrëveshje për transferimin e qendërmbrojtësit 22-vjeçar Ron Raçi, i cili ka firmosur kontratë afatgjatë me klubin kroat, e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2029.

Raçi do t’i bashkohet menjëherë ekipit të parë të Hajdukut dhe do të mbajë fanellën me numrin 14, përcjellë “Kërlaçki”.

Me fizikun e tij imponues dhe aftësitë e dëshmuara, ai shihet si një përforcim i rëndësishëm për prapavijën e skuadrës së Splitit.

Gjatë sezonit të kaluar, Raçi pati një paraqitje shumë të mirë me Prishtinën, ku u afirmua si një nga shtyllat kryesore të skuadrës.

Ai ka regjistruar mbi 40 ndeshje zyrtare, ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 1 asistim, duke tërhequr vëmendjen e klubeve jashtë Kosovës.

Kualitetet e tij u konfirmuan edhe në qershor, kur mori ftesën e parë nga Kombëtarja A e Kosovës, duke debutuar në ndeshjen zyrtare kundër Komoreve.

Ron Raçi
Ron Raçi

Teilen: Facebook X