Zum Inhalt springen
fc prishtina

FC Prishtina drejt ndryshimit të pronësisë? Negociatat për shitjen e klubit, në fazë të avancuar

Von
1 Min. Lesezeit

Burime të afërta nga pala e interesuar për të blerë aksionet, kanë konfirmuar për “Kërlaçkin” se po zhvillohen negociata serioze për shitjen e aksioneve të klubit të futbollit FC Prishtina.

Sipas këtyre burimeve, bisedimet ndërmjet aksionarit kryesor dhe më të madh, Rahman Haradini dhe një grupi investitorësh vendorë kanë avancuar, dhe palët thuhet se kanë arritur një marrëveshje parimore.

Vlera e diskutuar për transaksionin është rreth 7 milionë euro, me pagesë të planifikuar në këste gjatë disa viteve. Aktualisht nuk ka një marrëveshje të nënshkruar, ndërsa për përfundimin e mundshëm të procesit do të nevojitet edhe miratimi nga aksionarët e tjerë, pavarësisht përqindjes së vogël të zotërimit të tyre.

Nga klubi FC Prishtina nuk ka pasur ende një deklaratë zyrtare. Megjithatë, as nuk është mohuar se ka interesim apo bisedime rreth mundësisë së ndërrimit të pronësisë.

Grupi i interesuar për blerje, sipas informatave, vjen nga Kosova dhe jo nga jashtë vendit.

Teilen: Facebook X