Alejandra Oliveras ka ndërruar jetë: bota e boksit të femrave në zi!

Është ndarë nga jeta Alejandra Oliveras (47), katër herë kampione bote në boks.

E njohur nga tifozët me nofkën “Lokomotiva” për stilin e saj të ashpër dhe ofenziv në ring, Oliveras ishte shtruar në spital në Santa Fe më herët këtë muaj dhe ndërroi jetë të hënën.
Gjatë një karriere profesionale që zgjati 12 vite, ajo fitoi tituj botërorë në kategoritë superbantam, peshë pendël, peshë të lehtë dhe gjysmë të rëndë. Oliveras regjistroi 33 fitore, prej të cilave 16 me nokaut, 3 humbje dhe 2 barazime, para se të tërhiqej nga sporti në vitin 2017.
Në nder të saj, autoritetet e qytetit Santa Fe shpallën tre ditë zie, raportojnë mediat lokale.

