Amir Rrahmani rikthehet në fushë për Napolin, pritet të startojë në derbin ndaj Milanit

amir rrahmani
Amir Rrahmani

Amir Rrahmani, kapiteni i Kosovës, qëndroi në bankën e rezervistëve gjatë fitores 3:2 të Napolit ndaj Pisas të hënën.

Ai u rikthye në skuadër pas një lëndimi të pësuar në ndeshjen me Kosovën.

Sipas “Fantacalcio”, të martën është raportuar se qendërmbrojtësi pritet të rikthehet në formacionin startues për ndeshjen ndaj Milanit, që zhvillohet të dielën në kuadër të javës së pestë të Serie A.

Rrahmani kishte pësuar një tërheqje muskulore gjatë ndeshjes Zvicër – Kosovë, e zhvilluar më 5 shtator në Basel.

Për shkak të këtij lëndimi, 31-vjeçari mungoi në dy ndeshjet e fundit të Napolit, kundër Fiorentinës dhe Manchester Cityt.