Kalo te përmbajtja
Thursday, 16 July 2026
Futboll Vendi

Andi Lila shpërngulet në Kamzë

Andi Lila “shpërngulet” nga Kavaja në… Kamëz!

Ish-futbollisti i njohur i Kombëtares ka themeluar një klub të ri me emrin T-Kamza (Triumph Kamza), me mbështetjen e Bashkisë së Kamzës.

Ekipi i sapokrijuar do të garojë në Kategorinë e Tretë të futbollit shqiptar, ndërsa do të jetë aktiv edhe në garat e moshave të reja, duke synuar ndërtimin e një strukture të qëndrueshme futbolli në këtë zonë.

Lila është i njohur si eksponent i opozitës, ndërsa ka “përfunduar” të krahët e një bashkie të udhëhequr nga pozita e majtë.