Andri Stafa
FC Liria ka zyrtarizuar rikthimin e mesfushorit Andri Stafa, një futbollist me përvojë që rikthehet në “familjen bardhezi” duke sjellë cilësi dhe liderizëm në mesfushë.
Ndërsa ky paraqet lajm të këndelljes së skuadrën nga Prizreni. Pas “muajit të mjaltit” me transferime “bombë”, prizrenasve iu kishte dalë punë me të sapoardhurit duke mbushur rrjetët sociale me lloj-lloj lajmesh. Megjithatë, “ujërat” e Lumbardhit tashmë janë qetësuar dhe skuadra përveç që nuk përmendet më me largime të sapoardhurve, sot ka prezantuar edhe një futbollist që e njeh mirë ambientin prizrenas.

Lindur më 14 shkurt 2002 në Tiranë, Stafa është i gjatë 183 cm dhe luan si mesfushor qendror, ndërsa karrierën e ka nisur te akademia e KF Tirana (2013–2020), për t’u avancuar më pas në ekipin e parë, ku regjistroi përvoja përfshirë së pari sfidën e Superligës në qershor 2020 dhe debutimin në Kupën e Shqipërisë në shtator 2018.
Sezonet në vazhdim e gjetën në huazim te Burreli (2021–22), me 24 paraqitje dhe 3 gola të realizuar për ekipin e Kategorisë së Parë. Në qershor 2022 u transferua te Llapi në Kosovë, për të kontribuar në mesfushën e tyre për një sezon.
Në sezonin 2023–24, Stafa luajti për FC Liria në Superligë, regjistruar 32 paraqitje dhe 2 gola për ekipin nga Prizreni. Ai ka firmosë një kontratë njëvjeçare dhe pritet të jetë përforcimi kyç në përpjekjet për rikthimin e klubit në elitë.
Më parë, Stafa ka qenë edhe kapiten i FC Liria gjatë sezonit kur skuadra arriti të rikthehej në Superligë, por nuk arriti të mbijetojë në të. Në total, ka regjistruar mbi 45 paraqitje në Superligën kosovare.