Zum Inhalt springen
g5qnq0fwmaadcce

Anglia ndal Serbinë – Shqipëria në play-off të Botërorit!

Von
2 Min. Lesezeit

Në një mbrëmje ku emocionet ishin të larta në çdo cep të Europës, Anglia bëri punën e saj në “Wembley”, duke mposhtur Serbinë me rezultatin 2-0 dhe duke i dhënë një dorë të madhe Shqipërisë, që tashmë kualifikohet në “play-off” për Kupën e Botës!

anglia

Pas fitores 5-0 në ndeshjen e parë ndaj serbëve, shumëkush priste një tjetër paraqitje spektakolare nga “Tre Luanët”. Megjithatë, Serbia u paraqit më e organizuar këtë herë dhe e mbajti të qetë pjesën e parë, deri në minutën e 29-të kur Bukayo Saka përfitoi nga një devijim dhe shënoi një gol të bukur me vole.

Anglezët ishin pranë golit të dytë disa herë, me Declan Rice dhe Harry Kane që kombinuan në një skemë perfekte, por kapiteni i Anglisë gaboi në mënyrë të pazakontë me kokë. Pak para pushimit, edhe Morgan Rogers humbi një tjetër rast të artë pas një krosimi të Reece James.

Rezultati i ndeshjes Shqipëri–Andorrë ndikoi direkt në qasjen e Serbisë, e cila e kuptoi se i duhej patjetër fitorja. Dhe ata patën disa momente rreziku të vërtetë – Dušan Vlahović gjuajti vetëm pak jashtë pas një asistimi nga Filip Kostić, ndërsa edhe Lazar Samardžić provoi me një vole të rrezikshme që për pak nuk përfundoi në rrjetë.

Në fund, Anglia vulosi fitoren në minutën e fundit, me një aksion të shpejtë nga Phil Foden dhe një finalizim të mrekullueshëm nga Eberechi Eze, që e dërgoi topin në cepin e portës për rezultatin përfundimtar 2-0.

Serbia eliminohet dhe ëndrra e tyre për Botërorin mbyllet këtu. Ndërkohë, Shqipëria feston! Kombëtarja jonë, me fitore ndaj Andorrës dhe ndihmën nga Anglia, siguron për herë të parë në histori pjesëmarrjen në fazën “play-off” të një Kupë Bote!

Standings provided by Sofascore
Teilen: Facebook X