Anis Mehmeti nis me gol sezonin e ri në Championship

Anis Mehmeti
Anis Mehmeti

Sulmuesi shqiptar Anis Mehmeti e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në kategorinë e dytë të futbollit anglez, shkruan Koha, përcjellë Kërlaçki.

Të shtunën mbrëma, 24-vjeçari realizoi një gol në fitoren bindëse të Bristol City në transfertë ndaj Sheffield United me rezultat 4:1. Mehmeti shënoi në minutën e 46-të, duke e çuar shifrat në 3:1, ndërsa e kompletoi ndeshjen si një prej lojtarëve më të mirë në fushë.

Në edicionin e kaluar, ai regjistroi 12 gola dhe një asistim në 46 paraqitje me skuadrën angleze. Mehmeti është gjithashtu pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, me të cilën ka zhvilluar tre ndeshje deri tani.

Kush është Anis Mehmeti – talenti shqiptar që po shkëlqen në futbollin anglez

Anis Mehmeti, mesfushori ofensiv shqiptar i lindur më 9 janar 2001 në Londër, po vazhdon të bëjë hapa të rëndësishëm në karrierën e tij në futbollin anglez. Aktualisht ai luan për Bristol Cityn në Championship, ku është shndërruar në një nga lojtarët kyç të ekipit.

Mehmeti u formua në akademitë e Fulham dhe Norwich City, ndërsa karrierën profesionale e nisi te Wycombe Wanderers, ku spikati me mbi 20 gola në më shumë se 100 paraqitje. Në janar të vitit 2023, ai bëri hapin e madh duke u transferuar te Bristol City, ku sezonin e kaluar realizoi 12 gola dhe dha një asistim në 46 ndeshje.

Pjesë e Kombëtares së Shqipërisë që nga viti 2023, Mehmeti ka zhvilluar deri tani tre ndeshje me fanellën kuqezi. Me shpejtësinë, teknikën dhe vizionin në lojë, ai konsiderohet një prej futbollistëve më premtues shqiptarë në arenën ndërkombëtare.