Arbnor Muja ka gjetur golin e tij të parë me fanellën e klubit belg St. Truiden (STVV), duke ndihmuar skuadrën e tij të marrë një fitore të rëndësishme në udhëtim.
STVV triumfoi me rezultat 3:1 ndaj Mechelen, ndërsa Muja ishte protagonist në pjesën e dytë.
Ai u inkuadrua në lojë si zëvendësues në minutën e 18-të dhe shënoi golin e tretë të ndeshjes në minutën e 74-t, duke realizuar saktë nga pika e bardhë e penalltisë.
Për 26-vjeçarin nga Mitrovica ky ishte goli i parë në elitën e futbollit belg me St. Truiden.
Kujtojmë se gjatë verës, Muja u transferua nga Samsunspori në Belgjikë, ndërsa më herët kishte luajtur edhe për Antwerp-in, me të cilin fitoi përvojë të vlefshme në nivel evropian.
Në këtë ndeshje, përveç Mujës, mbrojtësi Visar Musliu, i cili zhvilloi 90 minuta lojë dhe ndihmoi skuadrën e tij të siguronte tri pikë të plota.