Ardian Ismajli refuzoi milionat e Katarit për të nënshkruar me Torinon – zbulohet paga e ofruar nga Al Ain

ardian ismajli
Ardian Ismjali

Ardian Ismajli është futbollisti më i ri i Torinos. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u prezantua zyrtarisht të martën, pasi firmosi një kontratë dyvjeçare me mundësi zgjatjeje edhe për një sezon tjetër.

Një zgjedhje që dëshmon qartë vendosmërinë e Ismajlit për të vazhduar në nivelet më të larta të futbollit evropian.

Sipas mediave italiane, përpara se të arrinte marrëveshjen me Torinon, Ismajli kishte në tavolinë një ofertë tepër të majme nga Katari.

ardian ismajli te torino

Klubi i njohur Al Ain i kishte propozuar një kontratë trevjeçare me një pagë totale prej rreth 7 milionë eurosh, si dhe mundësinë për të marrë pjesë në Botërorin e Klubeve.

Megjithatë, 27-vjeçari vendosi ta refuzojë këtë ofertë financiare për të vazhduar karrierën në një kampionat elitar si Serie A.

Ai zgjodhi të qëndrojë në Itali, ku ndjehet më i kompletuar dhe ku do të ketë mundësi të luajë një rol protagonisti te Torino – një klub me traditë të pasur në futbollin italian dhe evropian.

Pas përfundimit të kontratës me Empolin, Ismajli kreu vizitat mjekësore dhe u bë zyrtarisht pjesë e “Granatave”, duke hedhur hapin e radhës në karrierën e tij, me ambicie të reja dhe sfida të mëdha përpara.