#post_seo_title
SC Gjilani ka qenë një nga klubet më aktivë gjatë afatit kalimtar veror, duke përforcuar skuadrën me emra të njohur, por starti në elitë ishte sërish i dobët.
Klubi bardhëekuq iu bashkuan emra si Lorik Boshnjaku, Ennur Totre, Mevlan Adili, Besart Krivanjeva, Redi Kasa, Mario Zebic, Mehdi Çoba e të tjerë.
Me këto afrime dhe duke ruajtur disa prej yjeve nga sezoni i kaluar, pritjet ishin që Ardian Nuhiu dhe skuadra e tij të nisin kampionatin me më shumë forcë dhe ambicie.

Por realiteti ka qenë ndryshe. Në dy përballjet e para të këtij sezoni, Gjilani ka marrë vetëm një pikë – barazim në shtëpi kundër kampionit në fuqi, Ballkanit, ndërsa në xhiron e dytë u mposht bindshëm nga Dukagjini me rezultat 2-0.
Ajo çfarë duhet të jetë më shqetësuese është se ekipi vaxhdon të luajë njëjtë, pa angazhim të madh, pa dëshirë për ta dominua kundështarin, ndërsa shpesh edhe humbin raste që nuk humben.

Kjo situatë i ka rikthyer kujtimet e sezonit të shkuar, kur Gjilani i Nuhiut në katër xhirot e para nuk arriti të shënojë fitore.
Atëherë, ekipi barazoi me Llapin dhe Ballkanin në dy ndeshjet e para, për t’u mposhtur më pas nga Dukagjini dhe Suhareka në duelet pasuese.

Ndeshja e radhës është një test i madh – Gjilani përballet me Prishtinën, që aktualisht kryeson tabelën pas dy fitoreve bindëse. Presioni mbi Nuhiun dhe “Skifterat” është i madh, pasi pritjet e këtij sezoni janë të qarta: një ekip që duhet të luftojë për titull.