#image_title
Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka publikuar renditjen e përditësuar për muajin korrik, ku Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar rënie për dy pozita.
Kuqezinjtë tani renditen në vendin e 68-të, duke zbritur nga pozita e 66-të që mbanin më parë.
Kjo rënie vjen si pasojë e rezultateve në dy ndeshjet miqësore të zhvilluara gjatë muajit qershor. Shqipëria barazoi pa gola (0:0) ndaj Serbisë në një sfidë me peshë simbolike dhe më pas luajti 1:1 ndaj Letonisë, në një ndeshje ku u eksperimentua me formacionin.

Forma e dobët në këto ndeshje vjen gjithashtu në një atmosferë jo të favorshme për Kombëtaren, pasi FSHF ka përjashtuar të gjitha tifo-grupet e organizuara, duke e lënë ekipin pa përkrahjen tradicionale në tribunë.
Edhe pse nuk u shënuan humbje, këto rezultate nuk sollën pikë të mjaftueshme për të ruajtur pozitën e mëparshme në renditjen botërore të FIFA-s.
Megjithatë, Shqipëria vazhdon të mbetet brenda top-70 kombëtareve më të mira në botë.
