Ballkani sfidon rivalin e tij të preferuar, Malishevën – statistikat janë bindshëm në anën e suharekasve

Ballkani - Malisheva

Ballkani do të përballet me Malishevën në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës, një ndeshje që në vitet e fundit nuk ka sjellë shumë rivalitet të lartë, pasi statistikat flasin qartë në favor të tri herë kampionëve të Kosovës.

Në dhjetë përballjet e fundit mes këtyre dy skuadrave, është regjistruar vetëm një barazim – duke e bërë rezultatin më të rrallë.

Ndërkohë, Ballkani ka shënuar plot shtatë fitore, duke e kthyer Malishevën në njërin prej rivalëve të tij më të preferuar.

Pamje nga ndeshja Ballkani – Malisheva

Nga ana tjetër, Malisheva ka arritur të marrë maksimumin vetëm në dy raste, të dyja fitore të arritura gjatë sezonit të kaluar. Kjo tregon qartë epërsinë e suharekasve në duelet direkte.

Përballja e fundit mes tyre u zhvillua më 26 prill, ku Ballkani doli fitues me rezultat 3-2 në një ndeshje plot emocione.

Orges Shehi Ballkani
Orges Shehi

Në xhiron e parë, asnjëra skuadër nuk e gjeti fitoren: Ballkani barazoi 1-1 me Gjilanin, ndërsa Malisheva pësoi një disfatë të rëndë ndaj Prishtinës së Re me shifrat 4-0.

Dhjetë ndeshjet e fundit mes Ballkanit dhe Malishevës