Zum Inhalt springen
alidema 1

Ballkani vazhdon me goditje në sulm – Festim Alidema kthehet në futbollin kosovar

Von
1 Min. Lesezeit

Sulmuesi 27-vjeçar, Festim Alidema, është përforcimi më i ri i Ballkanit, që po vazhdon me prurje të reja.

Alidema ka firmosur kontratë dyvjeçare që do ta mbajë në Suharekë deri në verën e vitit 2027.

Alidema vjen me një bagazh të pasur përvoje, pasi ka luajtur në Superligën e Kosovës, në kampionatin shqiptar dhe në elitën e futbollit kroat.

Ai ka luajtur për klube si Llapi, Vllaznia, Slaven Belupo, Dragovoljac, Drita, Liria, Erzeni, Pogradeci.

536197800 18055256267618265 3712747764907922011 n
#post_seo_title

Shpejtësia dhe aftësitë e tij teknike në fazën ofensive pritet t’i japin një dimension të ri lojës së Ballkanit, duke shtuar alternativat për trajnerin dhe duke rritur konkurrencën në repartin e sulmit.

Klubi i Ballkanit i ka uruar mirëseardhje sulmuesit, duke shpresuar që ai të japë kontribut të madh në arritjen e objektivave të skuadrës.

Teilen: Facebook X