
KB Bashkimi ka publikuar rosterin për sezonin e ri, ku përfshihen 8 basketbollistë vendorë, mes tyre edhe një nga Shqipëria, si dhe 5 lojtarë të huaj.
Përbërja e skuadrës është menduar të jetë e balancuar, duke kombinuar përvojën me energjinë e lojtarëve të rinj, përcjellë “Kërlaçki.com”.
Ambicia e prizrenasve është e qartë: synimi kryesor për këtë edicion është titulli i kampionit.
Klubi ka investuar seriozisht në përforcime dhe po shfaq vendosmëri të madhe për të luftuar në krye të basketbollit kosovar.

Forma e skuadrës deri më tani ka qenë inkurajuese. Në miqësoren e fundit, Bashkimi arriti të triumfojë në Mitrovicë ndaj kampiones në fuqi, Trepçës, me rezultat të ngushtë 73:70. Ky sukses shihet si sinjal pozitiv për pritshmëritë e sezonit.
Përgatitjet për ndeshjet zyrtare janë intensive. Prizrenasit po ushtrojnë dy herë në ditë, duke e vënë theksin si në aspektin fizik ashtu edhe në atë taktik.
Stafi teknik synon që ekipi të hyjë në formën optimale në momentin e duhur.
Sfida e parë e madhe për Bashkimin është ajo e FIBA Europe Cup.
Më 24 shtator, në Prizren, skuadra do të përballet me ekipin polak Anwil Wloclawek, në një duel që pritet të tregojë potencialin real të formacionit prizrenas.
Bastoret s’kanë dyshime: Den Bosch favorit absolut, Trepça autsajdere?