KB Bashkimi

KB Bashkimi ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në Superligën e Kosovës në basketboll, duke triumfuar ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 64-74. Ky sukses e ngjit skuadrën prizrenase në vendin e parë në ndjekje me Pejën.

Ndeshja u zhvillua në Prizren, Bashkimi u tregua më i qëndrueshëm gjatë gjithë sfidës, duke fituar tre nga katër çerekët (16-12, 17-15, 20-14, 21-23). Me organizim më të mirë dhe efikasitet më të lartë në sulm, skuadra mysafire e kontrolloi ritmin dhe e mbajti distancën e sigurisë.

Katër lojtarë të Bashkimit arritën shifra dyshifrore. Kahari Anderson dhe Jetmir Palokaj ishin më të dalluarit, me nga 16 pikë secili. Anderson kontribuoi edhe me 4 kërcime dhe 7 asistime, ndërsa Palokaj shtoi 3 kërcime dhe 6 asistime në paraqitjen e tij 32-minutëshe. Në zonën e pikturuar, Donovan Lake bëri diferencën me 12 pikë dhe 13 kërcime, duke regjistruar një dopio-dopjo të rëndësishme për triumfin e skuadrës.

Për Golden Eagle Yllin, më efikasi ishte Tyree Allen me 15 pikë, por me një përqindje të ulët gjuajtjesh (4/18), duke reflektuar vështirësitë që pati skuadra vendase për të ndjekur ritmin e kundërshtarit. Kontribut të mirë dha edhe Leonzio Shoshi me 10 pikë e 5 kërcime.

Me këtë fitore, Bashkimi përforcon luftën për titull.