
Në kuadër të xhiros së dytë të FIBA Europe Cup, ekipi kosovar KB Bashkimi do të përballet nesër me një prej emrave më të njohur të basketbollit italian – Pallacanestro Reggiana. Kjo sfidë pritet të jetë një test i vërtetë për skuadrën prizrenase, e cila synon të shkruajë historinë në garat evropiane.
Një emër i njohur në basketbollin italian dhe evropian
Pallacanestro Reggiana është themeluar më 3 shtator 1974 në qytetin e Reggio Emilias, Itali. Skuadra garon në ligën elitare italiane, Lega Basket Serie A (LBA), dhe është një ndër ekipet më të organizuara e më me përvojë në këtë garë. Me ngjyrat tradicionale të bardhë dhe të kuqe, Reggiana ka ndërtuar një profil solid në arenën vendore dhe ndërkombëtare.
Në arenën evropiane, klubi italian ka arritur sukses të konsiderueshëm, duke fituar titullin e FIBA EuroChallenge në vitin 2014, ndërsa në Itali ka qenë finalist i kampionatit në nivelin më të lartë – Serie A. Këtë edicion, pas tre ndeshjeve të luajtura në kampionat ka dy fitore kundër Udines dhe Vareses, ndërsa ka pësuar nga Cantu.
Skuadër me përvojë dhe organizim
Aktualisht, skuadra drejtohet nga trajneri grek Dimitrios Priftis, një emër me përvojë të gjatë në basketbollin evropian që ka udhëhequr edhe Panathinaiokosin e Athinës. Reggiana është e përbërë nga lojtarë me eksperiencë ndërkombëtare, ku përzihen talentët vendas italianë me lojtarë të huaj cilësorë. Stili i tyre i lojës karakterizohet nga mbrojtja solide, disiplinë taktike dhe efikasitet në kundërsulme.
Një sfidë e madhe, por edhe një mundësi
KB Bashkimi përballet me një kundërshtar të kalibrit të lartë, por kjo sfidë është edhe një mundësi e artë për të treguar potencialin dhe për t’u afirmuar në skenën ndërkombëtare. Me përgatitjen e duhur, përqendrim maksimal dhe angazhim të plotë, Bashkimi mund të sfidojë çdo parashikim dhe të japë një performancë dinjitoze.
Përballja zhvillohet nesër që përveç sfidës sportive, ka edhe një dimension krenarie për përfaqësimin e denjë të Kosovës në arenën evropiane të basketbollit.
Trepça dhe Bashkimi para kundërshtarëve cilësor në FIBA Europe Cup