
Bayer Leverkusen ka konfirmuar largimin e mesfushorit Granit Xhaka, i cili do t’i bashkohet Sunderlandit pas arritjes së marrëveshjes mes klubeve.
Ekipi anglez ka pranuar kushtet e vendosura nga Leverkuseni, duke hapur rrugën për finalizimin e transferimit.
“Granit Xhaka ishte lojtar kyç në ekipin e Leverkusenit që fitoi kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë në vitin 2024”.
Danke, Granit #Xhaka! 🙏
Der 32-Jährige wechselt nach Sunderland. Mach’s gut, Granit!#Bayer04 | #Werkself pic.twitter.com/TOFzZyIVL3
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04fussball) July 30, 2025
“Pranimi i kërkesës së tij urgjente për transferim është i përshtatshëm për Bayer 04 sipas kushteve dhe rrethanave të negociuara dhe është zgjidhja më e mirë për të gjithë të përfshirët. I urojmë Granitit gjitha të mirat për pjesën tjetër të karrierës së tij”, ka thënë drejtori sportiv i Bayer 04, Simon Rolfes.
Përmes rrjeteve sociale, Leverkuseni e ka falënderuar Xhakën për kontributin e dhënë dhe i ka dëshiruar suksese në aventurën e re në Angli. Klubi gjerman ka publikuar edhe një video emocionale si lamtumirë për kapitenin e Zvicrës.
So many bangers 🤩
Thanks for the memories, Granit 🖤❤️ pic.twitter.com/saO8JIwtI0
— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_en) July 30, 2025