Bayern - RB Leipzig 6-0

Bayern - RB Leipzig 6-0

Bayern Munich e ka nisur sezonin e ri të Bundesligës me një fitore madhështore 6-0 ndaj RB Leipzigut në “Allianz Arena”. Skuadra bavareze dominoi nga fillimi deri në fund, duke dhuruar spektakël për tifozët e saj.

Michael Olise hapi serinë e golave në minutën e 27-të, ndërsa vetëm pesë minuta më pas Luis Diaz dyfishoi rezultatin me një goditje të saktë në cepin e portës. Në minutën e 42-të, Olise realizoi dopietën e tij dhe çoi shifrat në 3-0 para pushimit.

Në pjesën e dytë, skena i përkiste plotësisht Harry Kane. Sulmuesi anglez shënoi golin e katërt në minutën e 64-të pas një aksioni personal, më pas shtoi edhe të pestin me një goditje të fuqishme nga distanca (74’) dhe e kompletoi hat-trickun në minutën e 78-të, duke vulosur rezultatin 6-0.

RB Leipzig mendoi për pak çaste se kishte gjetur një gol nderi, por pas shqyrtimit me VAR rrjeta u anulua për pozicion jashtë loje.

Me këtë fitore të thellë, Bayern dërgon një sinjal të qartë se është gati për të dominuar përsëri futbollin gjerman, ndërsa Harry Kane e nis sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Bayern - RB Leipzig 6-0

Bundesliga – Java 1

Bayern – Leipzig 6-0

Shënues: Olise (27’, 42’), Luis Diaz (32’), Kane (64’, 74’, 78’)

Ndeshjet tjera

23.08. 15:30
Bayer LeverkusenHoffenheim

23.08. 15:30
Eintracht FrankfurtWerder Bremen

23.08. 15:30
FreiburgAugsburg

23.08. 15:30
HeidenheimWolfsburg

23.08. 15:30
Union BerlinStuttgart

23.08. 18:30
St. PauliDortmund

24.08. 15:30
MainzFC Köln

24.08. 17:30
Borussia MönchengladbachHamburger SV